Valmir Kuçi tha se nuk e sheh si hap të duhur paralajmërimin e profesorëve universitarë nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” për bojkot të sesionit të provimeve për muajin qershor.
Shaqiri tha se janë të hapur për dialog social dhe se do të organizojnë takim me sindikatën e arsimit të lartë gjatë javës tjetër.
“Unë pres edhe me një pjesë, apo sindikatën…sindikatën reprezentues për arsim të lartë, ashtu siç kishim dialog social për filloren dhe të mesmen, jam i hapur për bashkëpunim edhe për arsimin e lartë. Mund të them se me rishikimin e buxhetit, por edhe me ministren e mëparshme kanë nisur procedurë, janë paraparë mjete për paga më të larta edhe në arsimin e lartë, por përsëri do e them se ata paralajmëruan protestë të qetë në ditën e parë, pas kësaj pres që javën tjetër të organizojmë mbledhje që të shohim që para sesionit të qershorit mos të kenë pasoja studentët”, tha mes tjerash Kuçi.
Ndryshe, profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kanë paralajmëruar protestë dhe bojkot të sesionit të qershorit, në rast se nuk ka rritje të pagave dhe nënshkrim të marrëveshjes së re kolektive.