Bytyqi: Ka kompani që po pasurohen në kurriz të qytetarëve në kohë krize

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bitiqi sonte në “Click Plus” në TV21 ka dhënë disa shembuj të rritjes së panevojshme të marzhit nga kompani të caktuara për produkte të caktuara. Në fund ai e quajti “përfitim ushtarak” dhe se do të publikohen emrat e atyre kompanive që u pasuruan në kurrizin e qytetarëve, por do të lavdërohen edhe ata që nuk deshën të bëjnë asnjë diferencë.

Marketing

“Është e papranueshme për mua që në 24 orë kompanitë të rrisin marzhin me më shumë se 20%. Unë dhashë disa shembuj si p.sh.: qumështi më datën 31.05 ka qenë 62 denarë, më 03.06 është bërë 72 denarë”, ka thënë Bytyqi.

Si të parandalohet kjo lakmi e individëve?

“Ne i kuptojmë plotësisht të gjitha rregullat e lojës. Në një ekonomi tregu, nuk është shteti ai që përcakton çmimet dhe marzhet. Por përkundër ekonomisë së tregut, në periudhë krize, nëse dikush bën një rritje të caktuar në shpinën e qytetarëve, e quajnë përfitim ushtarak”, tha Bytyqi.