Përkrahja ndaj Ukrainës,Zelenski letër falenderuese RMV-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski i dërgoi një letër presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke e falënderuar për mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe masave të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Marketing

Më poshtë është teksti i plotë i letrës:

Ekselenca juaj,

Ju lutemi pranoni mirënjohjen time për letrën tuaj të përzemërt të datës 17 maj 2022 dhe solidaritetin e treguar me vendin tonë, i cili kundërshton me vendosmëri agresionin rus.

Ne vlerësojmë qëndrimin e fortë dhe pa kompromis të shprehur nga Shkupi në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Jemi mirënjohës që Republika e Maqedonisë së Veriut i është bashkuar plotësisht sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë si një vend agresor.

Falenderimet e mia të përzemërta për ju personalisht, zoti President, dhe për popullin e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e strategjisë së integrimit evropian të Ukrainës dhe dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një qëndrim kaq i sinqertë i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, i cili tashmë është vend kandidat për anëtarësim në BE, është i një rëndësie të veçantë.

Shpresoj që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është koha që Bashkimi Evropian të marrë vendime të rëndësishme politike.

Besoj se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të mund të avancojë me sukses drejt anëtarësimit në BE dhe një ditë vendet tona mike do t’i bashkohen familjes së përbashkët evropiane si anëtarë të plota të BE-së.

Ndryshe, kujtojmë së Maqedonia e Veriut ka dërguar përmes Kryqit të Kuq të Kuq disa herë ndihma për refugjatët ukrainas, ndërsa një numër i vogël prej tyre strehohen edhe në Maqedoninë e Veriut.