Një refer ka vdekur pasi pësoi një gjakderdhje të brendshme, e e gjitha kjo ndodhi për shkak të dhunës fizike që pësoi nga lojtarët.
Referi gjatë ndeshjes e dha një karton të kuq, fakt ky që mësohet se ishte shkaktari kryesor i dhunës ndaj tij.
Arbitri i vdekur ishte Jose Arnoldo Amaya, 63-vjeç, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur mediumi Marca.
Ngjarja ndodhi në një ligë amatore në Salvador, transmeton lajmi.net.
Rastin nuk e la pa e dënuar federata, duke thënë se ngjarje të tilla nuk i duhen futbollit.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla në këto zona.