Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç janë takuar ditën e sotme në Kiev nga Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Por në njoftimin zyrtar të presidentit Ukrainas në faqen e tij në twitter, ka patur një lapsus, pasi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama e ka etiketuar si kreun e qeverisë së Malit të Zi, ndërkohë që Dritan Abazoviçin e ka sjellë në krye të qeverisë shqiptare.
Lapsusi i Zelenskyt është bërë shumë shpejt viral në rrjete sociale.
Në vizitën në Ukrainë kryeministrin e Shqipërisë Edi rama e shoqëron edhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.