Ja kur do të publikohet lista e të regjistruarve në shkollat e mesme në RMV

Komisionit në shkollat e mesme sot për herë të parë bëjnë kontroll të identitetit të të dhënave nga aplikacionet elektronike për regjistrim, të dërguara në pesë ditët e fundit derisa ka zgjatur aplikimi, me dokumentet që u dorëzohen.

Marketing

Pasi është publikuar rang-lista preliminare e të regjistruarve në vitin e parë në arsim të mesëm në vitin shkollor 2022/2023, dokumentacionin e nevojshëm nxënësit në shkolla e dorëzojnë sot nga ora 12 deri në ora 19 dhe nesër prej ora 7 deri në ora 19, sipas orarit që e ka përgatitur çdo shkollë.

Rang-listat përfundimtare në tabelat lajmëruese të shkollave dhe në ueb faqet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (mon.gov.mk) do të publikohen të shtunën më 18 qershor.

Për herë të parë sivjet aplikimi ishte elektronik – shërbim i ri digjital që MASH e vendosi për optimizim të tërë procesit. Deri në mbylljen e sistemit për paraqitje dje në orën 15, përmes linkut në portalin https://e-uslugi.mon.gov.mk, kanë arritur 14.500 aplikacione nga nxënësit për regjistrim në shkollat e mesme.

Ministri Jeton Shaqiri dje në konferencë për shtyp tha se gatishmëria e plotë e MASH-it, si dhe qasja e portalit për paraqitje, rezultoi me proces të dukshëm më relaksues në krahasim me vitet e fundit. Theksoi se mënyra e vetme e aplikimit merr vetëm 5 deri në 10 minuta, nuk ka turma para shkollave, është rritur transparenca, ndërsa ulet roli i faktorit njerëzor.

Marketing