LSDM: Mickoski të heqë dorë nga bllokimet dhe pengesat 

Nga LSDM i kanë bërë Thirrje kreut të opozitës maqedonase, që të heqë dorë nga bllokadat dhe pengesat e  mëtejshme tani, kur tema e zgjedhjeve parlamentare është çështje e mbyllur deri në vitin 2024.
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet që në këtë kohë krize të mund të miratohen zgjidhjet ligjore dhe ndihma për qytetarët. .. Bëjmë thirrje për arsye, VMRO-DPMNE tani duhet të tregojë konstruktivite, të fillojë të punojë për interesat e qytetarëve në vend të realizimit të  ambicieve personale të Mickoskit. Qytetarët në këtë periudhë të ndjeshme me të drejtë presin përgjegjësi, punë dhe përkushtim nga të gjitha subjektet politike në tejkalimin e pasojave të krizës globale. Mesazhi i qytetarëve për Mickoskin është se “nuk duan bllokada dhe pengesa, por presin përgjegjësi nga të gjitha palët.”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
Nga maxhoranca përkujtojnë VMRO-në, se në botë ka shumë shembuj kur në kohë krize globale opozita dhe qeveria bashkëpunojnë në interes të qytetarëve.