Mbante çantën e kodeve bërthamore të Putin, qëllohet me armë koloneli rus

Koloneli misterioz që tërë kohën mbante çantën e presidentit rus Vladimir Putin brenda të cilët gjenden kodet e armëve bërthamore, është qëlluar me armë në shtëpinë e tij në afërsi të Moskës.

Marketing

Vadim Zimin, 53-vjeç, është gjetur me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në kuzhinën e shtëpisë së tij në Krasnogorsk në rajonin e Moskës.

Sipas mediave të huaja, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital.

Për opinionin ai njihet si burri misterioz apo koloneli rus, që barte vazhdimisht çantën e presidentit rus që ka kodet për lëshimin e armëve bërthamore.