Borell: Nuk arritëm cakun për Shkupin dhe Tiranën

Diplomati i lartë i BE-së Borel dhe shefi i ekzekutivit evropian Mishel, para mbledhjes mbajtën shpresën se në Parlamentin bullgar do të ketë një qëndrim unik pozitiv mbi propozimin francez.
“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan. Sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë. Nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë.”,- tha përfaqësues për politikë të jashme të BE-së, Josep Borrell.
Marketing