Ky është numri i Sadio Manes që do të mbajë te Bayern Munich

Sulmuesi më i ri i Bayern Munich, Sadio Mane, do të mbajë numrin 17 në fanellën te ‘Bavarezët’. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tyre, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Në njoftimin e tyre thuhet se ishte Mane që e zgjodhi këtë numër të skuadrës pasi kishte marrë në konsideratë të gjitha opsionet e disponueshme.

Ai për faqen zyrtare të Bayern Munich ka thënë se zgjodhi numrin 17 dhe synon të festoj sa më shumë suksese me ekipin me këtë numër.

”Zgjodha 17 nga numrat e fanellave të lira në Bayern dhe synoj të festoj shumë suksese me ekipin tim dhe këtë numër. Tani mezi pres me të vërtetë të filloj përgatitjet për sezonin me shokët e mi të rinj,” tha ai.

Në fund thuhet se fanella e Mane me numrin 17 do të jetë e disponueshme në të gjitha dyqanet e FC Bayern dhe në dyqanin online nga dita e martë.