Të mërkurën do të dihet se sa më shtrenjtë do të paguajmë energjinë elektrike nga 1 korriku

Kryetari i Komisionit Rregullativ për energji dhe shërbime të ujit (KRRE), Marko Bislimovski në seancën e sotshme theksoi se gjatë kësaj jave, gjegjësisht të mërkurën do të dihet se sa do të jetë çmimi i rrymës.

Marketing

Çmimi me të cilën qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike pas 1 korrikut të këtij viti do të varet nga rritja e çmimit të kërkuar nga furnizuesi universal EVN Home, pasi ESM, nga oferta e së cilës varet më së shumti çmimi, të premten ofroi një çmim prej 48 e/MWh në tenderin e furnizimit të furnizuesit universal të energjisë elektrike për nevojat e tregut të rregulluar, që është një rritje prej shtatë euro krahasuar me çmimin e vitit të kaluar prej 41 euro për megavat-orë.

AD ESM, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të shpërndajnë 100 për qind për nevojat e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël, edhe pse ligji u lejon atyre të japin energji prej vetëm 60 për qind.