Po lahej në lumin Drini i Zi, e merr rrjedha e ujit, humb jetën 15-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në vend. Një 15-vjeçar duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Potgorcë, Maqellarë.

Marketing

“Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë,  shtetasi A.L., rreth 15 vjeç,  duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën”-njofton policia.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se pak momente më herët një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën një nëne dhe fëmijës së saj rreth 6-vjeç. Duke drejtuar mjetin tip “Benz” gruaja ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë në Berat. Ishin qytetarët e shumtë që ndodheshin në vendngjarje ata që vrapuan për të dhënë ndihmën e parë, dhe kanë bërë të mundur thyerjen e xhamit, duke nxjerrë fillimisht djalin që ndodhej në mjet. Por fatkeqësisht gruaja dhe i mituri nuk mundën t’i mbijetonin aksidentit.