Sërish tensione në Komisionin për Çështje Evropiane ku duhet të diskutohet Ligji për gjykatës dhe prokurorë publik. Pas incidentit të një dite më parë, deputetët e pushtetit dhe opozitës kontestojnë qëndrimet nëse u miratua rendi i ditës ose jo. Sipas pushtetit, rendi I ditës është miratuar dhe duhet të fillojë shqyrtimi i amendamenteve, ndërkaq opozita konsideron se rendi I ditës nuk është miratuar.
“Thoni se dje është miratuar rrendi i ditës, por a kishte të drejtë ndonjëri nga ne që të propozojë plotësim të rendit të ditës?! Nuk na dhatë mundësi, dmth nuk e respektoni Rregulloren. Lexoni se çdo të thotë vazhdim i seancës. M’u përgjigjni për këtë që po ju pyes jo për atë që ju kanë shkruar se duhet të vazhdoni me seancën.”, tha Nikolla Micevski, koordinator i GP të VMRO DPMNE-së.
\
“Z. Micevski duket se vazhdimisht dëshironi të na ktheni pas. Edhe me skandalin e djeshëm edhe me kërkesën për miratimin e rend it të ditës. Rrendi i ditës është miratuar në sallën Boris Trajkovski. Tani kur kemi mundësi që të diskutojmë për amendamente ju edhe këtë e pengoni. Kemi kaluar në fazë të amendamenteve.”, tha Arta Bilalli Zendeli, nënkryetare KÇE-së.
Opozita deklaron se po përpiqet të pengojë miratimin e ndryshimeve në ligj pasi, sipas tyre, pushteti dëshiron t’ua vazhdojë mandatin prokurorëve dhe gjykatësve të afërt me pushtetin. Ndërkaq, shumica parlamentare thotë se opozita krijon tension në Kuvend pasi nuk dëshioron që t’u vazhdohet mandati gjykatësve për të shpëtuar zyrtarë të lartë të opozitës, në konflikt me ligjin, për të cilët janë ngritur padi penale.