Në Çarshinë e Shkupit nesër promovohet “Lagjja e dallëndysheve”

Nesër në Çarshinë e Vjetër në Shkup në mënyrë solemne do të promovohet rruga “Lagjja e dallëndysheve”.

Marketing

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë ministra dhe funksionarë të partive shqiptare në pushtet dhe opozitë, përfaqësues të ministrisë së Kulturës, Qytetit të Shkupit dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.“Në këtë rrugë janë vendosur tenda në formë të dallëndyshes, ndriçim për dukje sa më të mirë si për kalimtarët e rastit ashtu dhe për turistët. Ky investim modest është bërë me vetiniciativën tonën dhe me mbështetje të komunës së Çairit”, tha përfaqësuesi i kësaj nisme, Bujar Dullovi.

Hapja solemne do të bëhet nesër (e shtunë) me fillim në ora 20.30 ku më pas do të shtrohet edhe koktej rasti për gjithë të pranishmit.