Hyn në fuqi Rregullorja e re për Roaming në BE, ja çfarë parasheh

Duke filluar nga sot, 1 korrik, në bllokun 27-vendesh të BE do të hyjë në fuqi Rregullorja e re e Roaming-ut, me fuqi deri në vitin 2032.

Marketing

Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Komisioni Evropian, skema e re e roaming do t’u mundësojë udhëtarëve në BE të telefonojnë, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin të dhënat e internetit pa u tarifuar shtesë gjatë qëndrimit të tyre, raporton SchengenVisaInfo.com.

“E mbani mend kur duhej të fiknim të dhënat celulare kur udhëtonim në Evropë për të mos përfunduar me një faturë masive roaming? Epo, kjo është histori. Dhe ne synojmë ta mbajmë në këtë mënyrë për të paktën dhjetë vitet e ardhshme. Shpejtësi më e mirë, më shumë transparencë: ne vazhdojmë të përmirësojmë jetën e qytetarëve të BE-së”, tha Thierry Breton, Komisioneri për Tregun e Brendshëm.

Nga rregullat e reja do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët e BE-së, të cilët do të mund të shijojnë një përvojë më të mirë roaming me të njëjtat shërbime cilësore që kanë në shtëpi.

Me skemën e re, të përmirësuar, operatorët do të ofrojnë rrjete 4G ose më të avancuara 5G, ndërsa konsumatorët do të mund të gjejnë informacion për disponueshmërinë e rrjetit në kontratat e shërbimit celular në faqe të tjera interneti informuese.