Marina ruse raportohet se ka hedhur në erë një nga anijet e saj në Detin e Zi pranë qytetit jugor të okupuar të Mariupolit.
Sipas raportimeve në Telegram, një mjet u shkatërrua pasi u godit nga një minë detare ruse.
Mësohet se ekuipazhi i flotës së Detit të Zi D-106 i mbijetoi incidentit.
“Afër Mariupolit, një mjet zbarkues i Flotës së Detit të Zi D-106 shpërtheu në një minë“,-shkruhet në një llogari në rrjetet sociale.