Mbetën në det të hapur me pedalon, shpëtohen 7 pushuesit në Shëngjin

Policia ka informuar se sot rreth orës 19:40 ka marrë një telefonatë për ndihmë, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalin dhe nuk po arrinin të ktheheshin dot në breg.

Marketing

Policia Kufitare Shëngjin ka konstatuar, se rreth 2 milje larg bregut mjetin lundrues pedalon, me 7 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste edhe ujë.

Pushuesit janë marrë në mjetin lundrues të policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Marketing