Pas ndarjes nga Shakira, gjërat po bëhen serioze mes Pique dhe ‘gruas misterioze’?

“Shoqja speciale” i Gerard Piqué, me të cilin është parë pas njoftimit të ndarjes nga Shakira pas 12 vitesh lidhje, tashmë njeh Milanin dhe Sashën, fëmijët që futbollisti ka me këngëtaren.

Marketing

Këtë e kanë bërë të ditur Laura Fa dhe Lorena Vásquez në podkastin “Mamarazzi”, ku kanë detajuar se të dielën e kaluar, mbrojtësi i Culé shkoi me fëmijët e tij në Botërorin e Balonave.

Në event ka qenë edhe biondja 22-vjeçare, e cila ishte veshur me të zeza dhe shihej afër fwmijëve.

Ata gjithashtu treguan se gruaja e identifikuar si C., punon në kompaninë e futbollistit Kosmos.

Megjithatë, ata saktësuan se ajo që është thënë në media të tjera se ajo është krahu i djathtë i Piqué në kompani nuk është i vërtetë, pasi ajo është thjesht një punonjëse tjetër, e cila i ishte bashkuar kompanisë së fundmi për faktin se kompania vazhdon të rritet.

Fa dhe Vásquez treguan se të dy përpiqen të mbajnë një marrëdhënie pune shumë diskrete dhe se mezi ndërveprojnë në punë.

Ata zbuluan gjithashtu se Gerard mbërriti të shtunën në orën 8:20 të mëngjesit në aeroportin El Prat nga Dubai, një udhëtim që ai bëri me bionden e re.

Sipas informacionit që ka rrjedhur nga një punonjës i aeroportit, mbrojtësi i Barcelonës ka udhëtuar në klasën e biznesit të Emirates, së bashku me të dashurën e tij, sipas informatorit.

Pikërisht në podkastin “Mamarazzi” ku në fillim të qershorit u bë e ditur se Pique dhe Shakira ishin ndarë dhe përmendej se një vajzë e identifikuar si C., ishte shumë e afërt me lojtarin.