Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë

Foto: BBC

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara dhe u dërgua në spital.

Marketing

Sipas disa raporteve, REL shkruan se sulmuesi i tij i dyshuar u arrestua. Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar.

Termi në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja.

“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.
Abe po mbante një fjalim për një kandidat zgjedhor në Nara kur ndodhi sulmi. Aika thyer rekordet si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë.

Ai ka shërbyer për një vit më 2006 dhe më pas përsëri nga viti 2012 deri më 2020. Atëbotë, ai ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore. Më vonë ka zbuluar se i është kthyer koliti ulceroz – një sëmundje e zorrëve.

Abe është pasuar nga aleati i tij i ngushtë i partisë, Yoshihide Suga, i cili më vonë është zëvendësuar nga Fumio Kishida.
Incidentet me armë zjarri janë të rralla në Japoni. Armët e dorës atje janë të ndaluara.

Marketing