Del varianti i ri i Omicronit: Këtë dimër, vjen sprova e madhe!

Ekspertët kanë zbuluar një nënvariant të ri të koronavirusit, i cili po merr të gjithë vëmendjen e tyre.

Marketing

BA.2.75, pasardhës i variantit BA.2 të Omicronit, po përhapet me shpejtësi në Indi dhe duket se arrin t`i shpëtojë përgjigjes imunitare të trupit. Raste të këtij varianti të ri janë diktuar së fundi në Japoni, Gjermani, Britani, Kanada, SHBA, Australi dhe Zelandën e Re. Për herë të parë, mutacioni i ri u identifikua në Indi, por arriti të përhapej prej andej në disa territore të tjera.

Studiuesit po e përshkruajnë atë si një variant të “gjeneratës së dytë”. Megjithatë, numri i rasteve të tij nëpër botë është ende i ulët dhe për momentin, e bën të vështirë mbledhjen e informacioneve të rëndësishmë lidhur me sekuencimin e virusit. “Të dhënat mbi këtë variant janë minimale aktualisht, megjithatë po e mbajmë nën vëzhgim”, thotë biologu molecular, Ulrich Elling. Mutacionet e shumta nënkuptojnë një rritje të potencialit të sëmundjes për shmangien e imunitetit. Rastet e të sëmurëve me COVID-19 janë në rritje në mbarë globin, por jo edhe shtrimet në spital dhe vdekjet.

Kjo, falë imunitetit të krijuar nga vaksinimi, por edhe infektimit natyror, thotë Paul Offit, drejtor i Qendrës për Krijimin e Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia të SHBA-së. Offit shfaq bindjen se e ardhmja do të sjellë më shumë njerëz të sëmurë lehtë dhe më pak të sëmurë rëndë. Megjithatë, shton ai, gjendja më reale do të shihet në dimër, stina kur zakonisht infektimet marrin hov.