Shqipëri, “bum” të infektuarish me Kovid 19

962 persona jane evidentuar me Covid gjate testimeve qe jane kryer diten e fundit ne vendin tone.

Marketing

Po ashtu Ministria e Shendetesise ben me dije se kemi pasur edhe 1 viktime gjate 24 oreve te fundit.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë.

Njoftimi

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 962 qytetarë, në këto bashki:

404 në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.

Janë 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeçe.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 962

Të shëruar në 24 orë 416

Të shtruar në spitale 33

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2245

Testime totale 1,865,425

Raste pozitive 287,694

Raste të shëruara 277,992

Raste Aktive 6,189

Humbje jete 3,513

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,757

Fier 444

Durrës 440

Vlorë 364

Shkodër 251

Berat 217

Elbasan 203

Gjirokastër 179

Lezhë 150

Korçë 91

Dibër 68

Kukës 25