Të dënuar për trafik droge, Anglia kthen në Tiranë 23 shqiptarë

Britania e Madhe ka kthyer në Shqipëri 23 persona të dënuar për trafikim droge dhe shkelje të të rregullave të emigracionit.

Marketing

23 shtetasit shqiptarë ishin dënuar në total me 55 vite burg për kimet e kryera në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave vendase, thuhet se kthimi i shqiptarëve në atdhe është bërë gjatë ditës së enjte.

Ndër shqiptarët që u kthyen në vendlindje ishte dhe një person i arrestuar në qershor të këtij viti për trafik droge. Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me kamion, duke u futur në pjesën e pasme të tij dhe më pas jetoi ilegalisht që prej vitit 2021.

Ndërsa një tjetër ishte futur në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet bordit të jahtit në vitin 2021. Ai jetonte ilegalisht në këtë vend derisa u arrestua se fundmi.

Midis të dëbuarve, ishin dhe një burrë i dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për furnizim me drogë të klasit A dhe një tjetër i dënuar me tre vjet e katër muaj burg për prodhim droge të klasit B.

Ndërkohë, në lidhje me dëbimin e shqiptarëve reagoi dhe Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, e cila tha se këta kriminelë kanë shkelur ligjet dhe vlerat e vendit duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre.

“Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e tmerrshme të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre. Publiku britanik nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë time për t’i hequr ato me të gjitha mjetet e disponueshme për t’i bërë rrugët tona më të sigurta”, tha Priti Patel.

Marketing