Gianluca Di Marzio raporton se e ardhmja e Paulo Dybala tani është e ndarë mes Romës ose Napolit dhe se një vendim përfundimtar pritet që të merret së shpejti.
Argjentinasi është zyrtarisht lojtar i lirë që nga 30 qershori, kur edhe i skadoi kontrata me Juventusin.
Dybala dukej se ishte afër transferimit te Interi, por kjo lëvizje tani ka pak gjasa që të ndodhë, teksa ka mbetur më pak se një muaj deri te fillimi i sezonit në Serie A.
28-vjeçari nuk dëshiron të presë më shumë tani, kështu që një vendim përfundimtar pritet që ta marrë në javën e ardhshme. Dy klubet më afër për të siguruar nënshkrimin e tij janë Roma dhe Napoli, derisa besohet se asnjë klub tjetër nuk është i interesuar në këtë fazë.
Roma shpreson që projekti i Jose Mourinhos do të jetë mjaft bindës për Dybalan dhe oferta e tyre është e qartë tani. Ata nuk i kanë përmbushur kërkesat e tij, rreth 6-7 milionë euro neto në sezon, duke ofruar vetë 4.5 milionë euro neto plus shtesa.
Napoli, me Aurelio De Laurentiis në krye të sulmit, ka punuar në heshtje për ditë të tëra për të provuar dhe propozuar një ofertë bindëse për ish-futbollistin e Palermos. Ata po kërkojnë të plotësojnë kërkesat e tij, por duan të drejtat e tij të imazhit, duke ruajtur kontratat e tij ekzistuese.
Të dy trajnerët e skuadrave në fjalë, Mourinho dhe Luciano Spalletti, kanë qenë personalisht në kontakt me Dybalan për ta bindur at, por tani topi është tek lojtari, i cili pritet që të marrë një vendim së shpejti.