Bruksel, nesër mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Maqedonia e Veriut të martën zhvillon konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, pasi ministri për punë të jashtme Bujar Osmani nënshkruajti protokolin dypalësh e homologen e tij bullgare Gençovska.

Marketing

Në Bruksel, kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta hap koferencën me fjalimin e tij në gjuhën maqedonase. Bashkimi Europian anagazhimet e Maqedonisë së Veriut i vlerëson si akte historike.

“Zhbllokuam nisjen e procesit negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është një moment historik pas shumë viteve pritje. Me votimin në kuvend të Maqedonisë së Veriut, u hap dera për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me çka do të nis procesi i negociatave. Ky ishte një proces i shumë pritur dhe është një lajm i mirë. Shpresoj që kjo do të rrisë bashkëpunimin tonë me Ballkanin Perëndimor.” – tha Shefi i Diplomacisë Europiane, Zhozef Borell.

“Pas votimit historik në parlamentin e Maqedonisë së Veriut për procesin negociues dhe protokolit që u nënshkrua midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, jemi shumë të lumtur që mund të merret ky hap historik. Nesër do të marrë pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap tejet avancues. Gjermania është mbështetëse e madhe e procesi negociues me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor.” – deklaroi Ministrja e Gjermanisë për Europë, Ana Lirman.

Konferenca e dytë ndërqeveritare që nënkupton nisjen e bisedimeve është e kushtëzuar me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

Komisioni i përzier i historianëve duhet ti përmbahet marrëveshjes për fqinjësi të mirë me prezantim objektiv dhe shkencor të historisë.

Sipas protokolit dy shtetet do të duhet të shkëmbejnë kopje të librave të historisë, ndërkaq në vitin 2022-23 ti krmetojnë ngjarjet historike dhe personalitetet të dakordouara nga komisioni i përbashkët.

Maqedonia do të duhet të ndryshojë librin e gjeorgrafisë të klasës së shtatë për shkak të pretendimeve të pabaza etnike dhe territoriale.

“Dy shtetet jo më vonë se viti shkollor 2024-2025 të harmonizojnë, aty ku nevojitet, të gjitha librat e historisë bazuar në punën e arritur të komisionit në përputhje me nenin 8, alineja 2 të marrëveshjes”.

Qeveria siguron se s’do ndërhyjë në punët e brendshme të Bullgarisë me qëllim mbrojtjen e të drejtave të personave të cilët nuk janë qytetarë të Maqedonisë. Dy shtetet obligohen të marrin masa kundër gjuhës së urrejtjes.

“Dy shtetet nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe ministrive për punë të jashtme të vazhdojnë të shkëmbejnë informacione në lidhje me gjuhën e urrejtjes, mbishkrime dhe shenja të identifikuara në ndërtesa publike dhe përmendore, tekste shkollore si dhe në ambiente publike në territorin e shtetit tjetër.”

Maqedonia do të duhet të riafirmojë ndëshkimin dhe trysninë dhe të kërkojë falje ndaj padrejtësive të kryera të autoriteteve komuniste jugosllave ndaj bullgarëve. Edhe Sofja pajtohet që të hap arkivat e saj. Protokoli u nënshkrua në gjuhët zyrtare të dy shteteve