Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vjen në Tiranë për të performuar.
Këtë e ka bërë ditur drejtoresha e përgjithshme e promovimit të qytetit, në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, shkruan lajmi.net.
Ajo përmes një postimi në ‘Instagram’, ka treguar se me datën 6 shtator, do të mbahet koncerti i Rita orës.
Ky koncert parashikohet të mbahet në sheshin “Skënderbej” nga ora 20:00, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.