Ukraina uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka quajtur të merituar çeljen e negociatave të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian.

Marketing

Në një postim në Twitter ai ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës.”, ka shkruar Kuleba.