Ahmeti: S’ka qetësi në Ballkan, pa një marrëveshje Kosovë- Serbi

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se pa një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rajoni nuk do të jetë i qetë dhe nuk do të ketë rehati. Prandaj, sipas tij është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja vendet.

Marketing

“Pa një marrëveshje Kosovë-Serbi, asnjëra nuk mund të përparojë tutje, por njëherësh do të jetë një gur në qafë edhe për rajonin, sepse ky është edhe problem i rajonit. Pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi nuk mund të kemi një rajon të qetë, nuk mund të kemi rahati. Prandaj, mendoj që duhet të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Ahmeti në ‘RTK Prime’.

Sipas tij pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut komuniteti ndërkombëtar do të jetë shumë më i angazhuar për ta përmbyllur edhe këtë çështje.