Vendos gjykatësi: Vrasësi i studentes egjiptiane do të ekzekutohet në transmetim direkt

I riu që qëlloi për vdekje me thikë studenten egjiptiane para universitetit pasi ajo refuzoi propozimin e tij për martesë, do të ekzekutohet në transmetim direkt televiziv, vendosi sot një gjykatës.

Marketing

Vrasja e tmerrshme e Naira Ashraf jashtë universitetit të saj në veri të Egjiptit nga Mohamed Adel, 21 vjeç, tronditi komunitetin muajin e kaluar.

Adel u shpall fajtor për ngjarjen dhe më 6 korrik u dënua me vdekje.

Por në një lëvizje të pazakontë, gjykata egjiptiane i ka kërkuar parlamentit të lejojë transmetimin direkt televiziv të ekzekutimit për të dekurajuar që krime të tilla të ndodhin në të ardhmen.

Verdikti ka ende mundësi apelimi dhe avokati mbrojtës Farid El-Deeb tha se do ta bëjë së shpejti.

El-Deeb është një nga avokatët më të njohur në Egjipt, teksa ka qenë ministër i mbrojtjes së ish-presidentit të vjetër Hosni Mubarak.