Banorët e fshatrave Tabanoc dhe Ramanli të Kumanovës ankohen për mungesën e transportit hekurudhor për në Shkup. Kjo u konfirmua edhenga SH.A. “Transport” Shkup, nga ku bëjnë të ditur se problemi është për shkak të mungesës së makinistëve dhe premtojnë zgjidhje të problemit nga gushti i këtij viti.
“Linja Shkup – Tabanoc është pezulluar nga 23 qershori i vitit 2022 për shkak të mungesës së makinistëve. Jemi duke bërë përpjekje për normalizimin e linjës Shkup – Tabanoc – Shkup në gusht të vitit 2022”, njoftoi shkurt HRMV SHA “Transport” – Shkup.
Nga ana tjetër banorët e fshatrave të lartpërmendura kërkojnë zgjidhje më të shpejtë të problemit, pasi udhëtimi me tren është më i lirë se çmimi i transportit me autobus.