Dizeli ulet për dy denarë, benzina nuk ndryshon

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.42% në raport me vendimin e datës 25.7.2022.

Marketing

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l dhe tani do të jetë 94,00 den/l.

Nga data 28.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 95,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 98,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 94,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 94,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,840 (denarë/kilogram)