Mbrëmjen e së martës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti ka qëndruar në rajonin e Gostivarit, ku ka realizuar takime me aktivin politik të degëve të BDI në Gostivar dhe Vrapçisht, njofton Gostivari Sot
“Takim me aktivin politik të Degës së BDI-së në Gostivar. Kishim nderin që ta kemi prezent dhe të bashkëbisedojmë me Liderin z.Ali Ahmeti me ç’rast u njoftuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend”, deklaroi Valdat Xhaferi, kryetar i degës së BDI në Gostivar.