RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit prej 1.828 të testuarve kanë rezultuar 897 të infektuar (rreth 50%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Të dhënat janë si vijon:

Raste të reja: 897
Riinfektime: 215
Të vdekur: 2
Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
Të shëruar: 638
Testime: 1.828
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4 901. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

Të infektuar: 325.279
Të shëruar: 311.015
Të vdekur: 9.363
Testime: 2.112.539