Me rikthimin në punë të kapaciteteve të vjetra prodhuese të energjisë do të tentohet të kalohet dimri i vështirë i paralajmëruar. Sektori i biznesit me kërkesa konkrete ndaj qeverisë. Të rritet prodhimi i energjisë elektrike – TEC “Negotinë” dhe “Te-To” të punojë edhe në dimër, “energjia e gjelbër” sërish të nominohet vetëm për industrinë, gjatë dimrit të mos mbyllen kufijtë për importin e energjisë elektrike, si dhe t’u mundësohet objekteve nga industria e lehtë, jo ndotëse të instalojnë fotovoltaikë më lehtë dhe ligjërisht.
“Në përputhje me çmimet ekzistuese prej mbi 500 euro për megavat në orë dhe në përputhje me çmimin e mazutit që është tani, vërtetohet se është ekonomikisht e paguar puna e TEC Negotinë dhe kthimi i tij në kuadër të ekonomisë së energjisë, praktikisht do të kontribon që të mundet ajo të punojë gjatë dimrit, kurse mazuti të del në treg të lirë dhe të mundësohet të blehen sasi të mazutit në kohë, që të mundet TEC Negotinë të fillojë me punë në kohë.”, tha Koço Angjushev, kryetar i AEMV-së.