Rexhepi: Shqyrtojmë mundësitë për tejkalimin e kësaj krize energjetike, nëpërmjet lehtësimit të procedurave për legalizimin dhe ndërtimin e objekteve industriale

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, me ftesë të kryetarit të Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë – MEA, prof. Dr. Koço Angjushev sot mori pjesë në një takim pune që u mbajt në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Në takim morën pjesë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit, si dhe një grup kompanish anëtare të Odës.
Tema kryesore e këtij takimi ishte kriza energjetike, e cila prek të gjitha vendet, si dhe gjetja e zgjidhjeve më të përshtatshme dhe më të favorshme për të gjithë qytetarët.
Zëvendës Rexhepi në prezantimin e tij theksoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve po jep kontributin e saj për tejkalimin e kësaj krize si dhe gatishmërinë e saj në këtë drejtim, për të lehtësuar procedurat për legalizimin dhe ndërtimin e objekteve industriale.

Marketing