Mexhiti: Votuam plotësimin e ligjit! Universitetit Nënë Tereza mund t’i shtohen tre fakultete të reja

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në rrjetet sociale ka njoftuar se me votimin e plotësimit të Ligjit për Universitetin Nënë Tereza, ky institucion arsimorë do të ketë mundësinë që të hap tre drejtime të reja.

Marketing

“Sot, në Kuvend votuam propozim ligjin për ndyshimin dhe plotësimin e ligjit për themelimin e Universitetit Nënë Tereza, me ç’rast këtij tempulli të diturisë i mundësohet edhe hapja e tre fakulteteve të reja, gjegjësisht
-Fakulteti Ekonomik, -Fakulteti Juridik dhe -Fakulteti i Shkencave Humane”, ka shkruar Mexhiti.