Cristiano Ronaldo dhe Frenkie de Jong janë dy nga transferët e mëdha që pritet të ndodhin gjatë këtij afati kalimtar
Deri me tani kemi parë disa transfere të mëdha këtë verë, me Erling Haaland që ka kaluar në Manchester City dhe Robert Lewandowski që i është bashkuar Barcelonës. Megjithatë, teksa fillimi i sezonit të ri po ofron dhe trajnerët preferojnë që skuadrat e tyre ti kenë sa më mirë që në fillim të sezonit të tyre, ende ka emra të mëdhenj në treg.
Më poshtë do i shihni disa nga këta emra, derisa afati i transfereve pritet që të përfundojë më 1 shtator…
1. Frenkie de Jong
Do të jetë njëra prej sagave më të gjatë këtë verë pasi që oferta që Frenkie de Jong të kalojë në Manchester United nuk është finalizuar akoma. Siç është raportuar, Barcelona kërkon 63 milionë funte për de Jon me 8 milionë bonuse. Megjithatë, ai mund të mos largohet pasi që presidenti i Barcës, Joan Laporta insiston se ata nuk janë në presion për ta shitur atë.
2. Sergej Milinkovic-Savic
Nuk ka kaluar asnjë verë pa u përfolur që Sergej Milinkovic-Savic do të largohet për në United ose Juventus. Edhe këtë vit është e njëjta situatë. Juve duket se ka më shumë nevojë për mesfushorin e Lazios, pas lëndimit të Paul Pogbas që do e lërë atë dy muaj jashtë fushave. Për të kaluar në United, varët shumë nga situata e De Jong. Nëse De Jong nuk largohet nga Barça, atëherë mund ta kërkojë Savicin, por që serbi preferon një skuadër që luan në Ligë të Kampionëve para United.
3. Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur asnjë ndeshje parasezonale me United, siç është thënë për arsye personale por tani ai është kthyer në Old Trafford ku pritet të këtë bisedime që do ta përcaktojnë të ardhmen e tij. Të gjithë e dinë që Ronaldo dëshiron të largohet, pasi që portugezi nuk dëshiron të luajë për një skuadër që nuk luan në Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu e ka bërë të qartë tek pronarët e United që nuk beson se Djajtë e Kuq mund të sfidojnë për titull të Premier Ligës në sezonin e ri.
4. Antony
Pavarësisht a do të qëndrojë apo jo në Old Trafford Ronaldo, Ten Hag është në kërkim të një sulmuesi dhe shpreson që ta sjell ish lojtarin e tij te Ajax, Antoni. Unitedit i është refuzuar oferta prej 51 milionë funte nga skuadra holandeze për të, pasi që ata kërkojnë 68 milionë funte. Kjo do të ishte një shumë e madhe për 22 vjeçarin brazilian e që United mund ta bëjë në rast se Ronaldo gjenë shtëpi të re.
5. Jules Kounde
Jules Kounde dukej se do të kalonte të Chelsea dhe marrëveshja ishte arritur. I vetmi problem ishte shuma e parave. Megjithatë, Barcelona hyri në garë pasi që rriti të ardhura për herë të dytë dhe mbrojtësi i Sevillas preferon më shumë kalimin të Camp Nou se sa në Chelsea.
6. Cesar Azpilicueta & Marcos Alonso
Saktësisht duket se Chelsea tani do të bllokojë transferimin në Barça si të Cesar Azpilicueta ashtu edhe të Marcos Alonso, e cila dyshe pritej që ta ndërronte Londrën Perëndimore me Kataloninë këtë verë. Pavarësisht se kanë shpenzuar shumë para këtë verë, Blaugrana ka mungesë të mbrojtësve anësorë kështu që dyshja spanjolle nuk është larg mëndësh të përfundojë në Camp Nou.
7. Lucas Paqueta
Kalimi i shumë përfolur i Lucas Paquetas nga San Paolo në AC Milan nuk ka shkuar sipas planit. Ai nuk u pa si një “Kaka i ri”. Megjithatë, ai e riktheu reputacionin e tij si njëri prej mesfushorëve më të talentuar brazilian në Ltyon dhe tani është lidhur me një transfer të shtrenjtë, kësaj radhe në Arsenal.
8. Bernardo Silva
Bernardo Silva i bashkohet korit të lojtarëve që dëshiron të largohet nga Manchester City në këtë verë dhe klubi duket se do ta lejojë largimin e tij. Portugezi dëshiron të luajë në Spanjë dhe për të kanë shprehur interesim si Barcelona, ashtu edhe Atletico Madridi.
9. Neymar
Duket befasi, pasi që po flasim për njërin prej lojtarëve më të talentuar në planet, por Neymar është pothuajse në një situatë të njëjtë si Ronaldo, pasi që ai ka një ndjenjë se nuk dëshirohet më në skuadrën e tij. PSG pasi investojë para të madhe në mbajtjen e Kylian Mbappes, duke e bërë atë një lider të pakontestueshëm në Parkun e Princave, tani duket se do të jenë në gjendje që t’i dëgjojnë ofertat për të. Newcastle thuhet se do të dëshironte të bënte një ofertë për të, para se të përfundojë afati.
10. Marc Cucurella
Pavarësisht se kanë fonte të mëdha të parave të naftës, Manchester City ende nuk ka qenë në gjendje që ta sigurojë mbrojtësin e krahut të majtë. Për këtë duhet dhënë meritë edhe Pep Guadiolës që ka arritur t’i shndërroi mesfushorët edhe në mbrojtësa të majtë, teksa Joao Cancelo ka treguar se mund të luajë mirë në disa pozita në fushë. Megjithatë, City është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe Marc Cucurella është lojtari që ata e duan.
11. Timo Werner
Thomas Tuchel tashmë është ndarë nga një sulmues i dështuar si Romelu Lukaku. Mos të befasohemi nëse Timo Werner do të vjen pas tij. Sulmuesi në disa pozita gjerman i përshtatet më shumë stilit të Tuchel por është e qartë që ai nuk ka rol të madh në Stamford Bridge. Werner dëshiron të luajë si startues, një gjë të cilën nuk ja garanton Tuchel.
12. Gini Wijnaldum
Vetëm një vit më parë, , Gini Winjaldum ishte një ndër lojtarët kyç të Liverpool. Tani, ai konsiderohet tepricë në Paris Saint-Germain pas një sezon debutues jo edhe aq të mirë në Parkun e Princave. Holandezi pritet të largohet në javët në vazhdim, më shumë mundësi në huazim, me Romën që thuhet se prin për të nënshkruar më të.
13. Memphis Depay
Është e qartë që Memphis Depay është tepricë në Barcelonë. Robert Lewandowski do të jetë shigjeta sulmuese e Xavit për sezonin e ri dhe ai duket se për lojën në krah e ka zgjedhur Raphinha, Ferran Torresin dhe Ousmane Dembele, i cili sapo ka zgjatur kontratën e re. Andaj ditët e Depay në Barcelonë janë të numëruara. Sulmuesi mund të rikthehet në Premier Ligë.
14. Victor Osimhen
Napoli insiston që Victor Osimhen nuk është në shitje dhe nigeriani ka thënë se ai është i lumtur në këtë qytet që e kanë pritur si djalin e tyre. Megjitha, legjendat e klubit si Lorenzo Insigne, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly tashmë janë larguar gjatë kësaj vere dhe pakënaqësitë janë të mëdha në skuadrën nga stadiumi “Diego Armando Maradona”. Largimi i tij nuk përjashtohet.
15. Milan Skriniar
Beppe Marotta tashmë ka titullin si një mjeshtër i tregut të transferove pasi që arriti të rinënshkruajë me Romelu Lukaku në huazim pas një viti që e shiti atë në Chelsea për 97 milionë funte. Megjithatë, fakti është se CEO i Interit ka bërë punë të mrekullueshme për ta zgjidhur situatën financiare të klubit. Ai tani dëshiron që ta shet për një shumë të madhe Milan Skriniar dhe për këtë raportohet e PSG është duke bërë përgatitjet e duhura.