Pritje disaorëshe në kufi, me gjithë marrëveshjet e Ballkanit të Hapur

Pritje me orë të tëra për të hyrë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, përmes pikës kufitare Tabanoc.

Marketing

“Kur arrin, të them te pragu i shtëpisë, nuk është e drejtë të pritet kaq gjatë për kot, sepse në sytë e mi kjo pritje prej orësh është e kotë”, thotë Azir Hani, i cili bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët tregon se ka udhëtuar nga Zvicra, për t’i kaluar pushimet në Maqedoni të Veriut.

“Gjithë Evropën e kalova dhe ja, tani këtu po qëndrojmë me orë. Kjo nuk ka kuptim”, thotë një tjetër mërgimtar, i cili u identifikua vetëm si Jane.

“Në kufijtë e tjerë rastis që të kesh një ose, e shumta, tri vetura para teje, kurse këtu shihni se sa e gjatë është kolona”, thotë ai.