Brad Pitt ka filluar sërish lidhjen gjashtë vite pasi u nda nga Angelina Jolie.
Aktori 58-vjeçar i “Bullet Train” është takuar me një grua të re, por nuk është në një lidhje ‘serioze’, tha një burim për People të mërkurën (27 korrik).
“Ai është në lidhje, por nuk është në një lidhje serioze”, tha njw burim për ikonën e Hollywoodit, i cili më parë ishte martuar me yllin e “Friends”, Jennifer Aniston dhe i fejuar me Gwyneth Paltrow.
Kjo lidhje e re vjen gjashtë vjet pasi ai u nda nga Jolie dhe tre vjet pasi aktori fitues i “Oscar” u shpall ligjërisht beqar mes një beteje të ashpër për kujdestarinë për pesë nga gjashtë fëmijët e tyre – Maddox më i madh është tani një i rritur.
Nuk kanë qenë të lehta gjashtë vite me betejën e tij të divorcit me Jolie, por ai është përpjekur të gjejë një mes.
Ai po jeton jetën e tij më të mirë në rrethana. Brad ha darkë me fëmijët e tij më të vegjël kur ata janë të gjithë në Los Angekes. Meqenëse fëmijët tani janë më të rritur, ata kanë jetën dhe miqtë e tyre. Brad ka ende një marrëdhënie mjaft të mirë me ta”, tha ky burim.
Dhe atij i pëlqen të vizitojë rezidencën e tij Chateau Miraval në Francë, të cilën e kishte ndërtuar në vitin 2008.
Jolie shiti gjysmën e biznesit të saj të shtëpisë dhe verës në tetor 2021 te gjigandi i pijeve Stoli, por Brad nuk ishte i kënaqur me blerësin e saj, kështu që ai u përpoq t’i jepte fund shitjes, por humbi sipas PageSix. Dhe pastaj vjen edhe karriera e tij në film.