Policia në Toronto të Italisë ditën e djeshme ka treguar se tre persona janë lënduar në koncertin e Dua Lipës, si pasojë e disa fishekzjarrëve që u lëshuan në arenën ku mbahej eventi.
Të lënduarit kishin marrë trajtim mjekësor nga mjekët që ishin aty, më pas u tha se asnjëri prej tyre nuk kishte nevojë për trajtim më të tutjeshëm.
Menjëherë pas këtij incidenti ka reaguar Dua Lipa, në një postim në InstaStory në të cilin bëri të ditur se ishte e tronditur në lidhje me ngjarjen që ndodhi.
“Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga kjo ngjarje sa të gjithë ju”, shkroi Dua ndër të tjerash Dua.
Më poshtë mund të lexoni postimin e saj të plotë.