Grubi: Qeveria do të përkrahë investimet e 280 kompanive vendore

Zëvendëskryetari i Qeverisë, Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria vazhdon të krijojë klimë pozitive të investimit duke mbështetur kompanitë e biznesit vendor.

Marketing

Ai ka thënë se në seancën e sotme Qeveria morri vendim për të përkrahur investimet e 280 kompanive vendore

“Konform dispozitave të Ligjit për përkrahje financiare të investimeve të kompanive. Rreth 145.000 milionë euro, deri më tani rekord i mbështetjes financiare, janë të destinuara për të stimuluar efikasitetin dhe inovacionin prodhues, si dhe për hapjen e 3.500 vendeve të reja të punës në pesë vitet e ardhshme”, ka shkruar Grubi.

“280 kompanive që kanë hyrë në ciklin e investimeve prej 145 milionë euro t’ju ofrojmë përkrahje financiare konform dispozitave të Ligjit për përkrahje financiare të investimeve të kompanive.280 kontratat që do të nënshkruhen janë deri më tani rekord i mbështetjes financiare, për të stimuluar efikasitetin dhe inovacionin prodhues, si dhe për hapjen e 3.700 vendeve të reja të punës në pesë vitet e ardhshme”, ka shkruar Grubi.