Lufta në Ukrainë dhe sanksionet që kanë pasuar po rrënojnë ekonominë ruse, por efektet negative në përditshmëri po bëhen çdo ditë e më të qarta edhe në vendet e Bashkimit Europian.
Në Gjermani, vendin më të goditur nga vendimi i Moskës për të kufizuar sasinë e gazit drejt Europës, autoritetet kanë urdhëruar shuarjen e ndriçimit publik në qytete si Berlini dhe Hanoveri, qytet ky ku përdorimi i ujit të ngrohtë në institucionet publike nuk do të lejohet deri në përmirësimin e situatës.
Se kur një përmirësim mi tillë mund të ndodhë, këtë nuk e di ende njeri dhe do të varet me fatin e Vladimir Putin.
Analistet tregojnë se të paktën rritja e çmimeve, që për konsumatorin mund të llogaritet në disa qindra euro më shumë në vit, nuk do të pësojë ulje të paktën deri në fillimet e vitit 2024.
Në gjithë Europën e Veriut, veçanërisht Austri Britani e Madhe dhe Gjermani, autoritetet kanë paralajmëruar kufizime të mëdha në dimër, me evente tradicionale si panaire dhe tregje të Krishtlindjeve që mund të anulohen për të kursyer energji.
Gjermania nuk ka porte detare që të transportojë gazin nga një vend i tretë përmes anijeve. Dy porte të tilla janë në ndërtim por nuk parashikohet vënia në efiçencë përpara vitit të ardhshëm. Kjo po shtyn ekzekutivin drejt riaktivizimit të centraleve bërthamore që sipas planeve të mëparshme duhet të mbylleshin, madje edhe të disa centraleve me qymyr që mendohej se ishin një kujtim i shekullit të kaluar.
Liderët europian kane arritur një marrëveshje për reduktimin me 20% të gazit të përdorur, por disa nga vendet e BE mund t’i shmangen. Jo vetëm Hungaria, që e ka refuzuar nga fillimi, por edhe vendet baltike, Spanja, Portugalia, Irlanda, Malta dhe Qipro, nuk kanë mundësi të ngrohen pa ndihmën e Moskës.