Reagojnë nga partia e Georgievskit: Tanket që po i dhurohen Ukrainës janë blerë në vitin 2001, pikërisht nga Ukraina

VMRO-Partia Popullore e drejtuar nga Ljubço Georgievski, i cili ka qenë kryeministër gjatë konfliktit të 2001, sot ka reaguar në lidhje me donacionin me tanke që Maqedonia e Veriut po i bën Ukrainës, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se duan të sqarojnë se nëse bëhet fjalë për tanket e vitit 2001, të njëjtat nuk janë donacion rus, por janë blerë pikërisht nga Ukraina në vitin 2001.

Marketing

“VMRO-Partia Popullore në lidhje me diskutimin e hapur këto ditë për origjinën e tankeve që po i dhurohen Ukrainës, dëshiron të sqarojë disa gjëra për të mos krijuar konfuzion të panevojshëm. Me kusht, nëse bëhet fjalë për të njëjtat tanke që janë blerë në krizën e vitit 2001, duam të theksojmë se Republika e Maqedonisë tanket nuk i ka marrë si donacion nga Rusia, siç shkruajnë disa media, por shteti i ka blerë nga Ukraina, të cilat ishte një ndihmë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh se në atë kohë kishte një embargo jozyrtare për shitjen e armëve në Maqedoni. Duam të shtojmë dhe të theksojmë se tanket nuk janë marrë si ndihmë por janë blerë me para të Maqedonisë”, thonë nga VMRO-Partia Popullore.