Rezistenca shpall “NON GRATA” kabinetin e Bilall Kasamit

Shpallim persona NON GRATA (TË PA DËSHIRUAR) të gjithë kabinetin në komunë të Tetovës dhe udhëheqësit e sektoreve që nuk jetojnë e veprojnë në Tetovë por vin nga komunat tjera duke u punësuar në lidhje partiake e shoqërore të figurave udhëheqëse të L.B nga sekretari organizativ e kryetari i partisë, ata njerëz as që kan kontribuar edhe me një votë të vetme në zgjedhjet e fundit në Tetovë, dhe me tatimin e tetovarëve marin rogë e udhëheqin me finansat e tetovarëve me tokat tona duke bërë vlersimin e tyre me ujin tonë, rrugët tona e deri tek shtëpitë tona ku ata janë përgjegjës se a do të na legalizohen apo jo.

Marketing

Është paftyrësi politike që Tetova me 80.000 banorë e udhëheqës i finansave të jet nga fshati Sedllarcë, shefi urbanizmit nga f.Pirok , shefi PR nga f.Miletinë, zv.drejtori JKP nga f.Sllatinë , etj etj etj kjo nuk tregon se Tetova nuk ka kuadro për të udhëhequr komunën e saj por personat në fjalë jan caktuar në mënyrë shoqërore sepse edhe në mënyrë partiake nuk janë caktuat pasi L.B nuk ka as antarë dege në Tetovë dhe pikërisht për këtë arsye që punësimet ti bëjnë ad hok sekretari organizativ i partisë me klanin e tijë që ti përdorin si të dëgjueshmit e tyre thënë më shkurt mish për top.