Përfshihet nga flakët automjeti në Rrugën e Kombit

Një automjet është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit. Policia bën me dije se shkaku i ngjarjes ka qenë një difekt në impiantin elektrik të automjetit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Marketing

“Rreth orës 19:30 në Rrugën e Kombit, ka rënë zjarr në një automjet me targa AA 217 OG. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shkaku i ngjarjes ka qenë një difekt në impiantin elektrik të automjetit”-njofton policia.