Festivali “Sunny Hill” këtë vit do të mbahet edhe në Tiranë.
Pas 4 netëve magjike në Prishtinë, tashmë kryeqyteti i Shqipërisë ka nisur përgatitjet për festivalin.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Instagram, paralajmëroi ndjekësit për disa lajme emocionuese, të cilat do të bëhen të ditura shumë shpejt.
“TIRANE! Më mirë bëhuni gati për disa lajme super emocionuese në lidhje me formacionin e festivalit, biletat dhe më shumë. Do të vijë shumë shpejt…⚡️⚡️”, ishte postimi.