Kovaçevski: Për herë të parë në Maqedoni do të prodhohet një veturë e plotë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zonat e Zhvillimore Industriale Teknologjike dhe “NEXT.e.GO MOBILE”, sot në TIDZ Tetovë nënshkruan marrëveshje për ndihmë shtetërore për investimin e ri, me të cilën parashihet prodhim i plotë të veturave elektrike e.GO.

Marketing

Me këtë rast, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë konfirmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare kanë një partner të besuar

“Sot është një nga ato ditët e bukura kur rezultatet e mundit të investuar bëhen të dukshme. Sot do të hidhen bazat për investimin, i cili vetëm në fazën e parë peshon 130 milionë euro dhe do të hapë të paktën 890 vende të reja pune të mirëpaguara.

Ky investim është i një rëndësie të madhe për shtetin, por edhe për ekonominë lokale dhe zhvillimin e potencialit njerëzor në Tetovë dhe në vend. Me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë konfirmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare si “NEXTE.e.GO” kanë një partner të besuar.

Ajo që më gëzon veçanërisht është se për herë të parë në vendin tonë do të prodhohet një automje e plotë. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani prodhoheshin pjesë për vetura të markave botërore, por tani kemi prodhimin e plotë të produktit final pikërisht këtu. Dhe kjo është një punë vërtet e madhe”, tha Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se ky investim është veçanërisht i dashur për mua personalisht. Jo vetëm sepse do të ndryshojë për mirë jetën e familjeve, anëtarët e të cilave do të punojnë këtu, por sepse do të ndryshojë mënyrën se si ne mendojmë për automjetet. Sepse kjo është e ardhmja, si e industrisë, ashtu edhe e mbrojtjes së mjedisit. Megjithatë, kjo është edhe e ardhmja e arsimit.