Me dy gola dhe dy asistime – Jesus i dhuron fitoren Arsenalit ndaj Leicester

Ka përfunduar ndeshja në mes Arsenal – Leicester City.

Marketing

4:2 është rezultati përfundimtar në favor të ‘Topçinjëve’ në ‘Emirates’.

Arsenali e dominuan tërësisht ndeshje, duke shënuar gjithsej 4 gola, me Gabriel Jesus portagonistin e ndeshjes.

Fillimisht në minutën e 23` Gabriel shënoi një supergol, më pas në të 35` gjeti golin e dytë.

Mysafirët në anën tjetër nuk ishin të rrezikshëm, përveç një rasti, por që ndërhyri Aaron Ramsdale.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë u akordua penallti për Leicester City, por me ndërhyjen e VAR u anuluan vendimi.

Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të Arsenal.

Në 45 minutat e dytë u shënuan edhe katër gola, nga dy për skuadrat.

Fillimisht ishte Saliba që shënoi, por në portën e tij, për të ngushtuar epërsinë në 2:1.

Por, vetëm pas dy minutash Arsenali shënoi sërish, me anë të Granit Xhakës, në minutën e 55`të ndeshjes.

Golin e dytë për Leicester e shënoi Maddison në minutën e 74`.

Ishte Martinelli, ai që vetëm një minutë më vonë shënoi golin për rezultatin final 4:2.

Kështu me këtë fitore Arsenal ka gjashtë pikë, ndërsa Leicester vetëm një.