Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

Marketing

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Pelnice për dalje dhe hyrje në vend pritet rreth një orë.

Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.