LSDM: Hristijan Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje

Hristijan Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje dhe të largohet nga politika, pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e tij për ngecje dhe destabilizim të shtetit, reagojnë nga LSDM-ja.

Marketing

Sipas partisë në pushtet, Mickoski, i cili u deklarua si politikan anti-BE, konfirmoi edhe një herë se referendumi që po e shpall dhe për të cilin nuk e di as formën e as pyetjen, është vetëm për përdorim brendapartiak dhe personal.

“Mickoski punon në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, nuk pajtohet që ne kemi filluar negociatat me BE-në me gjuhën e mbrojtur maqedonase në Union dhe veçori të mbrojtura identitare, kulturore dhe gjuhësore të popullit maqedonas”, thonë nga LSDM-ja.

Marketing