VIDEO/ Derbi i Londrës “flakë”, dy gola për 9 minuta dhe përplasje Conte-Tuchel

1-0 përfundoi pjesa e parë e Chelsea-Tottenham. Eurogoli i Kalidou Koulibaly, i pari për të me ekipin e Tuchel, zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të.

Marketing

Ritëm fantastik dhe spektakël në derbin e Londrës, por edhe shumë raste të humbura nga të dy skuadrat.

Raheem Sterling bëri më të vështirën në minutën e 61’, ndërkohë që skuadra e Antonio Contes humbi një shans të artë për të barazuar pak sekonda më vonë.

Harry Kane doli i vetëm përballë portieri Mendy, por kapiteni i Spurs nuk shënjestroi dot portën, duke trishtuar italiani Conte.

Gjithsesi, Tottenham gjeti golin e barazimit në gjuajtjen e parë në kuadrat. Pierre-Emile Hojbjerg tundi rrjetën (68′), ndërkohë që vendasit pretenduan për një faull të paakorduar për Havertz.

Goli i mesfushorit danez u përjetua shumë nga Conte, i cili provokoi pankinën kundërshtare. Tension në fushë, por Reece James shënoi pas asistit të Sterling në minutën e 77′ dhe në “Stamford Bridge” shpërtheu festa.

https://twitter.com/beINSPORTS_EN/status/1558868545748062208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1558868545748062208%7Ctwgr%5E078b28b3c6f921419562b50352327d87c247ede4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Ftuchel-dhe-conte-perplasen-ashper-me-njeri-tjetrin-reagojne-edhe-lojtaret%2F

https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/08/gA16e1C2xIp_Sn4x.mp4?_=5

Marketing